Bota

Zhduken tre persona në Kosovë, nuk dihet asgjë për fatin e tyre

Gazeta Express shkruan se të treja rastet janë lajmëruar në polici.

31 Janar 2023, 11:24 Nga I.A
Zhduken tre persona në Kosovë, nuk dihet asgjë për fatin e
Kosove

KOSOVË- Tre persona të gjinisë mashkullore janë zhdukur në Kosovë. Gazeta Express shkruan se të treja rastet janë lajmëruar në polici.

“Fushë Kosovë 29.01.2023-11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, njofton policia.

Ndërkohë që as për vendodhjen e dy të zhdukurve të tjerë nuk dihet asgjë.

“Fushë Kosovë 30.01.2023 – NN. Është raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë janë larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhje e tyre. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

zhduken 3 persona ne kosove

Sondazh

Poll