Bota

Raporti i 'Transparency Internatonal', Boiken Abazi: Kosova ka pwrmirësim të ndjeshëm, është shembull për rajonin

Me anë të një postimi në Facebook, Abazi shkruan se për dy vite Kosova është përmirësuar me 20 vende në luftën kundër korrupsionit.

31 Janar 2023, 10:44 Nga I.A
Raporti i 'Transparency Internatonal', Boiken Abazi: Kosova ka
Boiken Abazi

TIRANË- Ish-kandidati për deputet Boiken Abazi ka komentuar arritjet e Kosovës sipas raportit të 'Transparency Internatonal'. Me anë të një postimi në Facebook, Abazi shkruan se për dy vite Kosova është përmirësuar me 20 vende në luftën kundër korrupsionit. Po ashtu këtë fakt, Abazi e ka quajtur një fitore historike për Kosovën dhe një shembull frymëzues për rajonin.

Postimi i Plotë:

Arritje titanike e Kosovës në rang global, me një përmirësim me 20 vende në 2 vjet në luftën kundër korrupsionit! Në raportin vjetor mbi luftën ndaj korrupsionit, që organizata ndërkombëtare "Transparency Internatonal" kryen për 180 shtete të botës, vitin e kaluar Kosova u përmirësua me 17 vende: nga renditja në vendin e 104-të, në vendin e 87-të. Ndërsa sivjet, në raportin e sapo publikuar, Kosova është ngritur edhe me 3 vende të tjera në këtë klasifikim botëror, duke u renditur e 84-ta. Një fitore historike kjo për Qeverinë Kurti dhe popullin e Kosovës, që po i jep një shembull frymëzues gjithë rajonit e më gjerë.

boiken abazi transparency internatonal

Sondazh

Poll