Aktualitet

Denoncimet për inceneratorët, Monika Kryemadhi shkon në SPAK: Jam thirrur për Dosjen 225

Çështja për të cilën do të pyetet Kryemadhi është ajo e inceneratorit të Tiranës

31 Janar 2023, 08:00 Nga f.g
Denoncimet për inceneratorët, Monika Kryemadhi shkon në SPAK: Jam
Monika Kryemadhi, deputete

TIRANE- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pritet të pyetet nga SPAK në lidhje me denoncimet për çështjen e inceneratorëve. Kryemadhi u paraqit në Prokurorinë e Posaccme sot në orën 10:00. Jashtë ambienteve të SPAK, me dosje në duar, Kryemadhi tha për gazetarët" Jam thirrur për Dosjen 225", por pa e sqaruar më tej.  

Çështja për të cilën do të pyetet Kryemadhi është ajo e inceneratorit të Tiranës. Disa ditë më parë, Kryemadhi denoncoi se Tirana nuk ka një incenerator funksional dhe se në Sharrë kryhet vetëm groposje e mbetjeve. /Dosja.al

monika kryemadhi ne spak

Sondazh

Poll