Aktualitet

Kamerat e vendosura nga "krimi", hesht POLITIKA/ Bushati: Kanë 7 vjet në Shkodër. Beci, Çyrbja dhe Rrahman Rraja 'no comment'

Në Shkodër ka  komentuar vetëm demokrati Helidon Bushati. 

30 Janar 2023, 21:38 Nga k.m.
Kamerat e vendosura nga "krimi", hesht POLITIKA/ Bushati: Kanë 7
Foto ilustruese

TIRANË- Kamerat e vendosura nga "krimi" thuajse në çdo rrugë të qyteteve ku veprojnë është kthyer në një nga lajmet më të komentuar të ditëve të fundit, duke qenë se dhe numri i kamerave të sigurisë që janë sekuestruar janë rreth 300. Gazetarët e emisionit "Top Story" kanë komunikuar me politikanë të zonave ku janë gjetur kamerat e sigurisë, por jo të gjithë kanë dhënë mendimin e tyre. Në Shkodër ka  komentuar vetëm demokrati Helidon Bushati. 

"Kanë 7 vjet në Shkodër,"-tha ai, ndërkohë që kolegët e tjerë demokratë dhe socialiste kanë heshtur, madje dhe i përfoluri si kandidati i PS për zgjedhjet lokale, Benet Beci.

Në Durrës ka komentuar vetëm Milva Ekonomi, e cila tha: Përshëndes aksionin e Policisë!

Ndërkohë që kolegët e saj Jurgis Çyrbja dhe Rrahman Rraja nuk kanë preferuar që të japin asnjë koment lidhur me pyetjen që u është drejtuar.

sekuestrohen kamerat e sigurisë

Sondazh

Poll