Aktualitet

ME VIDEO: Nuk po ndaleshin! Si u "ther" 27 herë me thikë 41-vjeçari në mes të ish-Bllokut, 2 agresorët nuk ndaleshin

Maren Hoxha dhe Heridon Hasa kanë hyrë në lokal dhe janë ulur në tavolinën e Dorzit, i cili shoqërohej edhe nga një person tjetër.

30 Janar 2023, 21:58 Nga k.m.

ME VIDEO: Nuk po ndaleshin! Si u "ther" 27 herë me thikë

TIRANË- Del videoja nga plagosja e Eder Dorzit në një lokal në zonën e ish-Bllokut pak ditë më parë, duke i shkaktuar jo pak, por 27 prerje me thikë. Siç duket edhe nga videoja e shpërndarë në "VoxNews", Maren Hoxha dhe Heridon Hasa kanë hyrë në lokal dhe janë ulur në tavolinën e Dorzit, i cili shoqërohej edhe nga një person tjetër.


Hoxha dhe Hasa i kanë kërkuar shoqëruesit të 41-vjeçarit që të blinte një paketë cigareje më pas duke përfituar nga momenti kanë sulmuar me thikë. Por edhe pse u qëllua 27 herë me thikë, sërish Dorzi ka arritur të dalë nga lokali dhe të kërkoj ndihmë, derisa u rrëzua në mes të rrugës. 

Më pas, kalimtarët e rastit kanë njoftuan ambulancën dhe Policinë e Shtetit. Edhe pse në gjendje të rëndë, Dorzi dëshmoi në spital para një oficeri policie, ku tregoi ngjarjen dhe edhe identitetin e personave që e sulmuan me thikë, që sollën më pas edhe prangosjen e tyre. 

maren hoxha heridon hasa plagoset eder dorzi eder dorzi

Sondazh

Poll