Bota

Lufta në Ukrainë/ Biden: SHBA nuk do të dërgojë F-16 në Kiev

Presidenti amerikan theksoi se së shpejti do të vizitojë Poloninë.

30 Janar 2023, 22:59 Nga k.m.
Lufta në Ukrainë/ Biden: SHBA nuk do të dërgojë F-16
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden tha sot se së shpejti do të vizitojë Poloninë, pa specifikuar një datë, ndërsa sqaroi se SHBA nuk do të dërgojë F-16 në Ukrainë. Biden u tha gazetarëve se nuk e dinte se kur do të vizitonte Poloninë, një vend kyç në fushatën e Perëndimit për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus.

Rrjeti televiziv amerikan i lajmeve NBC News raportoi javën e kaluar se presidenti amerikan po shqyrtonte një udhëtim në Evropë, ndoshta në Poloni, me rastin e 1-vjetorit të fillimit të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Në të njëjtën kohë, Biden deklaroi se SHBA nuk do të dërgojë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë.

"Jo"- u përgjigj presidenti i SHBA kur një gazetar e pyeti atë në Shtëpinë e Bardhë për qëllimin e tij për t'i ofruar avionët luftarakë Kievit.

joe biden

Sondazh

Poll