Bota

ME VIDEO/ Si në filma! Vodhi makinën e policisë, i panjohuri ndiqet nga patrulla, përplaset te shinat e një treni por shpëton mrekullisht

Pas pak sekondash, kalon treni i cili merr para mjetin e policisë të vjedhur nga burri i mistershëm. 

30 Janar 2023, 19:23 Nga a.l
ME VIDEO/ Si në filma! Vodhi makinën e policisë, i panjohuri
SHBA

SHBA- Një ngjarje që u ngjan atyre të shkëputura nga filma aksioni ka ndpdhur në Georgia të SHBA-së. Një person ka vjedhur makinën e policisë në patrullë gjatë një ndalimi. 

Ai është ndjekur më pas nga efektivët me shpejtësi i rrethuar nga të gjitha kahet e rrugës. Por plani për t'u arratisur duket se nuk përfundoi i suksesshëm. I panjohuri është përplasur me shinat e një treni. Siç shihet edhe në videon më poshtë efektivët të cilët sigurohen me armët e shërbimit nëpër duar afrohen dhe e tërheqin jashtë makinës. Pas pak sekondash, kalon treni i cili merr para mjetin e policisë të vjedhur nga burri i mistershëm. 

Departamenti i Policisë së Atlantës tha se shoferi u akuzua për vjedhje duke marrë dhe duke u përpjekur të arratiset,  ngarje të pakujdesshme, pengim dhe dëmtim të pronës së qytetit.

 

aksion ne shba

Sondazh

Poll