30 Janar 2023, 15:10
Nga A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, 'Ilir Meta' ka reaguar në lidhje me çështjen e shumëpërfolur në Shqipëri e jo vetëm, atë të ish-agjentit të FBI-së, Charles Mcgonigal. Meta shkruan në një postim të bërë në 'Facebook' se skandali që ka pushtuar mediat amerikane dhe botërore është një thikë që iu është drejtuar në zemër marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Më tej, Meta shton se hetimi i plotë dhe gjithëpërfshirës është i nevojshëm për të mbrojtur marrëdhëniet tona.
REAGIMI I METËS:
Skandali më i fundit që ka pushtuar ballinat e mediave amerikane dhe botërore këto ditë është vërtet një thikë m'u në zemër për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, ashtu siç me të drejtë shkruan sot edhe z.Frank Shkreli, ish-Drejtor i VOA për Shqipërinë. Ndaj hetimi i plotë, i thellë dhe gjithëpërfshirës, si në SHBA por edhe në Shqipëri i këtij skandali është i domosdoshëm për t'i mbrojtur marrëdhëniet midis dy vendeve tona nga ndikimi i paligjshëm dhe korrupsioni. Aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA veçse forcohet duke vënë përpara ligjit abuzuesit dhe të korruptuarit cilëtdo qofshin ata!
Reagimi i Metës vjen pak ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al
ilir meta arrestohet charles mcgonigal charles mcgonigal
Politike
30 Janar 2023, 14:53
A.B
Nga Besar Likmeta Birn
Vila 30 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ka një të shkuar të errët si vendi ku ish-kryeministr...
Politike
30 Janar 2023, 14:37
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Konferenca e Kryetarëve ka miratuar kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj p&...
Politike
30 Janar 2023, 14:35
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur për lëvizjet e fundit të grupit “Alibeaj&rdqu...
Politike
30 Janar 2023, 13:56
A.B
Komisioni
TIRANË- Ditën e sotme u mbledh Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese. Propozimi i qeverisë për krijimin e një baze lig...
Politike
30 Janar 2023, 13:49
F.M
Charles McGonigal dhe Edi Rama
TIRANË- Dokumenti i publikuar sot nga kryedemokrati Sali Berisha ka dalë fillimisht nga BusinessInsider, në ...
Politike
30 Janar 2023, 13:51
f.g
Sali Berisha dhe Lulzim Basha
TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë në lidhje me &...
Politike
30 Janar 2023, 13:50
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- KQZ ka kërkuar ndryshime në ligj, për sa i përket ankimimeve në zgjedhjet e kaluara parlamentare p&...
Politike
30 Janar 2023, 13:35
f.g
Charles McGonigal dhe Agron Neza
Artikulli i "Bussiness Insider" i publikuar më 15 shtator 2022 ka zbërthyer fabulën e zyrtarit të arre...
Politike
30 Janar 2023, 12:32
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha konfirmoi se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale...
Politike
30 Janar 2023, 12:32
f.g
Sali Berisha, PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti parlamentin "Parlamenti Linda Rama", duke e pagëzuar kështu k...