Politike

‘Veprimtaria’ miraton pr.ligjin për bletarinë, Krifca: Do certifikojmë mjaltin si produkt ‘Made in Albania’ (Opozita voton pro)

Projektligji i cili hap rrugën regjistrit të bletarëve, ku do të pasqyrohet kolonitë e bletëve, parqet ku ushqehen bletët, ecuria shëndetësore, migrimi i tyre, synon krijimin markës “Made in Albania” të mjaltit.

30 Janar 2023, 13:56 Nga A.B
‘Veprimtaria’ miraton pr.ligjin për bletarinë, Krifca: Do
Komisioni

TIRANË- Ditën e sotme u mbledh Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese. Propozimi i qeverisë për krijimin e një baze ligjore për bletarinë është mirëpritur nga opozita, që votoi pro parimisht draftit ligjor. Projektligji i cili hap rrugën regjistrit të bletarëve, ku do të pasqyrohet kolonitë e bletëve, parqet ku ushqehen bletët, ecuria shëndetësore, migrimi i tyre, synon krijimin markës “Made in Albania” të mjaltit.

“Kjo do rrisë vlerën e shtuar të produktit mjaltë dhe do të mënjanoi humbjen e bletëve”, tha ministrja Frida Krifca e cila shtoi se sektori i bletarisë ka njohur një rritje vitet e fundit dhe miratimi draftit ligjor është një detyrim që ligjvënësit i kanë sektorit.

Deputetët e dy kaheve politikë shprehën vërejtjet e tyre për ndryshimet ligjore, të cilat morën edhe përgjigjen e Drejtorit të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, Pëllumb Aleksi.

“Është hequr regjistri nga shoqatat lokale të bletërritësve. Kjo sipas tyre, e bënë më të pakontrolluar rolin e bletërritësve të vegjël në zonat e thella”, tha deputeti i PS, Laert Duraj.

“Penalizohet dikush nëse lëviz kosheren e bletëve në një distancë më shumë se sa 30 minuta. Më duket absurde, si mundet një bletërritës, i ka sjell bletët në zonat e Shqipërisë së Mesme dhe më pas do ti dërgoj në Lurë, Korab, ku i duhen 3-5 orë”, tha deputeti demokrat Xhelal Mziu.

veprimtaria prodhuese

Sondazh

Poll