Art&Argëtim

Emily Ratajkowski dëshiron të dalë në takime me shumë meshkuj, por paparacët po i hapin telashe!

Pavarësisht se me kë vendos të takohet, gjithmonë ka një aparat fotografik që e ndjek.

27 Janar 2023, 19:10 Nga k.m.
Emily Ratajkowski dëshiron të dalë në takime me shumë
Emily Ratajkowski

SHBA- Emily Ratajkowski prej kohësh po përpiqet të shijojë jetën e saj si e lirë, por paparacët nuk e lejojnë. Modelja u divorcua nga bashkëshorti i saj, Sebastian McClard dhe që atëherë, vendosi të argëtohej, pa angazhime. Që atëherë, jo pak burra kanë kaluar në jetën e saj. Së pari Pete Davidson, më pas Jack Greer, Brad Pitt, DJ Orazio dhe i fundit në listë, Eric Andre.

Madje, modelja ka shkuar edhe me pushime me aktorin e humorit në ishullin tropikal Grand Cayman, duke treguar se ndoshta mes tyre ka më shumë se flirtim. Megjithatë, këdo që ajo vendos ta takojë, kudo që shkon, një aparat fotografik paparac është gjithmonë aty duke e pritur.

Në episodin e fundit të podcast-it të saj, Emily Ratajkowski foli për presionin që ajo ndjen nga shtypi, i cili as nuk e lejon të takohet.

“Sa herë që shkoj në një takim, të gjithë e dinë. Kështu e shohin meshkujt me të cilët takohem dhe është disi e vështirë,”- shtoi ajo.

Madje, ajo ka përmendur se e gjithë kjo eksperiencë e takimeve i shkakton shumë ankth, ndërkohë që shpeshherë përfundon “e turpëruar” dhe “kërkojë falje”. Shumë prej romancave që ajo pothuajse nisi u ndërprenë sepse burrat me të cilët takohej ndiheshin keq për lajmet në media.

Së fundmi modelja ka treguar se ka “shkarkuar” një aplikacion takimesh në celularin e saj, ndërsa ka thënë se është e emocionuar për kërkesat që merr kryesisht nga femrat. Në fund të fundit, Emily Ratajkowski e ka pranuar se nuk e tërheq vetëm seksi mashkull, por edhe seksi femër.

Megjithatë, ajo tha se edhe pse i pëlqen aplikacioni që ka shkarkuar, ajo nuk mendon se do ta gjejë dashurinë e saj atje. 

emily ratajkowski

Sondazh

Poll