Art&Argëtim

Vijon gjyqi me Brad Pitt/ Angelina Jolie merr dokumentet e hetimit të FBI-së

Në gusht të vitit 2022 u zbulua se aktorja paraqiti një ankesë anonime kundër ish-bashkëshortit të saj duke detajuar sjelljen e tij abuzive në një avion privat në 2016 që çoi në zgjidhjen e martesës së tyre.

27 Janar 2023, 17:35 Nga a.l

Vijon gjyqi me Brad Pitt/ Angelina Jolie merr dokumentet e hetimit të

SHBA- Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie mori dokumentet nga hetimi i FBI-së për grindjen e supozuar në një avion mes saj dhe ish-bashkëshortit Brad Pitt. Sipas raporteve të fundit, është zbuluar se më shumë se 100 faqe të raportit të FBI-së iu ‘ripërpunuan dhe iu lëshuan’ aktores së 'Eternals' më 4 janar, pas urdhrit të gjykatës, shkruajnë mediat e huaja. 

Jolie, 47 vjeç, ka kërkuar dokumentet e hetimit për të fituar "mbrojtje ligjore" nga aktori babilonas, 59 vjeç, me të cilin ka gjashtë fëmijë. Në gusht të vitit 2022 u zbulua se aktorja paraqiti një ankesë anonime kundër ish-bashkëshortit të saj duke detajuar sjelljen e tij abuzive në një avion privat në 2016 që çoi në zgjidhjen e martesës së tyre.

Jolie dhe Pitt u martuan në gusht 2014, por bashkimi i tyre ligjor zgjati vetëm 25 muaj. Dyshja kanë luftuar për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre, megjithëse dy më të mëdhenjtë - Maddox dhe Pax - tani nuk janë më të mitur (të tjerët janë Zahara, 17; Shiloh, 16; dhe binjakët; Vivienne dhe Knox, 14 vjeç). Ndërkohë, sherri për Chateau Miraval, vreshti i përbashkët i çiftit në Provence, vazhdon gjithashtu në gjykatë./ Dosja.al

angelina jolie brad pitt

Sondazh

Poll