Bota

Ukraina kërkon përforcime me raketa, thirrje ndaj Perëndimit: Duhet të shkatërrojmë depot ruse

Udhëheqësi ukrainas gjithashtu deklaroi se vendi kishte nevojë për raketën ATACMS të prodhuar nga SHBA, e cila ka një rreze veprimi prej 185 miljesh (297 km). Uashingtoni deri më tani ka refuzuar të sigurojë armën.

29 Janar 2023, 12:47 Nga a.l
Ukraina kërkon përforcime me raketa, thirrje ndaj Perëndimit:
raketa

UKRAINË- Një ndihmës i lartë i presidentit Volodymyr Zelenskyy deklaroi se midis Kievit dhe aleatëve të tij janë duke u zhvilluar bisedime urgjente në lidhje me kërkesat e Ukrainës për raketa me rreze të gjatë veprimi që sipas saj janë të nevojshme për të parandaluar Rusinë të shkatërrojë qytetet ukrainase. Ukraina ka fituar premtime për tanke luftarake perëndimore dhe po kërkon avionë luftarakë për t'iu kundërvënë forcave ruse dhe pro-Moskës, të cilat po avancojnë ngadalë përgjatë një pjese të vijës së frontit. Ai tha se në Gadishullin e Krimesë të pushtuar nga Rusia kishte më shumë se 100 depo artilerie, shkruajnë mediat e huaja. 

Për të reduktuar në mënyrë drastike armën kryesore të ushtrisë ruse – artilerinë që përdorin sot në vijat e frontit – ne kemi nevojë për raketa që do të shkatërrojnë depot e tyre. Prandaj, së pari, negociatat tashmë janë duke u zhvilluar. Së dyti, negociatat po ecin me ritme të përshpejtuara”, tha ai pa dhënë detaje.

Zelenskyy, duke folur veçmas, tha se Ukraina dëshironte të parandalonte sulmet ruse në zonat urbane të Ukrainës dhe civilët.

"Ukraina ka nevojë për raketa me rreze të gjatë ... për t'i privuar okupatorit mundësinë për të vendosur raketat e saj diku larg vijës së frontit dhe të shkatërrojë qytetet e Ukrainës," tha ai në një fjalim video të mbrëmjes.

Udhëheqësi ukrainas gjithashtu deklaroi se vendi kishte nevojë për raketën ATACMS të prodhuar nga SHBA, e cila ka një rreze veprimi prej 185 miljesh (297 km). Uashingtoni deri më tani ka refuzuar të sigurojë armën./ Dosja.al 

lufta ne ukraine godet ekonomine e gjerm

Sondazh

Poll