Bota

Rusia me 'superlativa' për presidentin e Turqisë: Lider i kalibrit të ndryshëm, i gatshëm të ndjekë politikë të pavarur

Syromolotov bëri vlerësime lidhur me punimet për projektin e Moskës dhe Ankarasë për qendrën e shpërndarjes së gazit natyror në Türkiye.

29 Janar 2023, 10:59 Nga a.l
Rusia me 'superlativa' për presidentin e Turqisë: Lider i
Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan

RUSI- Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Oleg Syromolotov ka vlerësuar figurën e presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan duke u shprehur se ai është një lider i kalibrit të ndryshëm dhe se është i gtashëm të ndjekë politikë të pavaruar nga vendet e treta. 

"Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan është një lider i kalibrit të ndryshëm i cili pavarësisht presionit të jashtëm, me veprimet e tij tregon se është i gatshëm të ndjekë një politikë jo sipas udhëzimeve të vendeve të treta, por në përputhje me aspiratat e popullit të tij", tha zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë. 

Në një deklaratë për mediat e huaja, Syromolotov bëri vlerësime lidhur me punimet për projektin e Moskës dhe Ankarasë për qendrën e shpërndarjes së gazit natyror në Türkiye. Sulmet në tubacionin e "Rrjedhës Veriore" vitin e kaluar, Syromolotov i cilësoi si "akt terrorist" dhe theksoi se vendet e Bashkimit Evropian (BE) të cilat janë klientë të Rusisë, u privuan nga mundësia për të blerë mallrat bazë që kanë nevojë për aktivitetet e tyre ekonomike. Më tej ai shpjegoi se u është dhënë goditje ekonomisë dhe fuqisë konkurruese të Evropës si dhe mirëqenies së qytetarëve të zakonshëm.

"Pavarësisht të gjitha këtyre, bashkëpunimi Turqi-Rusi zhvillohet në mënyrë dinamike. Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan është një lider i kalibrit të ndryshëm i cili pavarësisht presionit të jashtëm, me veprimet e tij tregon se është i gatshëm të ndjekë një politikë jo sipas udhëzimeve të vendeve të treta, por në përputhje me aspiratat e popullit të tij", tha Syromolotov duke shtuar se dialogu mes dy vendeve bazohet në respekt reciprok të bazuar në interesa dhe që marrin në konsideratë prioritetet kombëtare.

Sipas tij, energjia është një prej fushave më të suksesshme të bashkëpunimit Rusi-Turqi. Syromolotov tha se si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta presidenti rus Vladimir Putin ka ndërmarrë iniciativën për formimin e një qendre të gazit natyror në Turqi./ Dosja.al

rexhep taip erdogan oleg syromolotov

Sondazh

Poll