Aktualitet

“Ku e gjeti Berberi me 4 euro metri?”, Protesta në Bërxullë, banorët: Kjo rrugë do të ketë fatin e Kalasë së Shkodrës

Po ashtu ata kanë paralajmëruar firmën kontraktore që të mos nisë ndërtimin, pasi ata nuk do ta lejojnë. 

29 Janar 2023, 11:47 Nga I.A

 

“Ku e gjeti Berberi me 4 euro metri?”, Protesta në
banoret

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë vazhduar me protestën e tyre për ndërtimin e aksin Kashar-Thumanë. Duke dalë sot në rrugën e Rinasit dhe duke e bllokuar atë, banoerët janë shprehur se janë të gatshëm dhe do ta mbrojnë pronën e tyre me gjak. Po ashtu ata kanë paralajmëruar firmën kontraktore që të mos nisë ndërtimin, pasi ata nuk do ta lejojnë. 

‘Mos të marrin guximin që të vijnë nesër. Mos të marrin kurajon të vijnë në tokat tona. Po na e marrin me 50 euro m2. Shteti kur e di shumë mirë si e thotë ligji pse na fut në konflikt, por nuk vjen dhe të ulet. Nuk jemi dakord me vlerën e pronës. U kemi kërkuar projektin e rrugës sesi do të zhvillohet. Si do të zhvillohet kjo rrugë. Shtetit e ka hedhur projektin pa bërë publike sesi do të funksionojë. E kam me dokumente që toka këtu është shitur, ja akti noterial i datës 31 Dhjetor, ka shitur 50 euro metri. Ku e gjeti 4 euro metri katror zoti Berberi këtu. Apo marrin rrogën kot dhe nuk bëjnë asnjë detyrë. Ne shkresat na kanë ardhur nga autoriteti ku firma thotë që deri në datë 3 nëntor nuk ka pasur asnjë leje ndërtimi. Shteti me 14 Dhjetor ka miratuar një leje zhvillimore. Mos ta krahasojmë me Fushë Prezën. Ne kemi rregullat tona dhe ligjet tona. Këtë tokë nuk do ta falim për interesa të pushtetarëve dhe oligarkëve. Kjo rrugë do të ketë fatin e Kalasë së Shkodrës. Do të bëhet me lapidar pa filluar punimet. Kërkojmë vlerësimin sipas tregut dhe pajisjen me certifikatë. Firma ka zhvilluar 17% të punimeve, pa marrë lejen akoma. Kam dy javë që pres përgjigje nga institucionet. Sot mua akoma nuk më jepet asnjë përgjigje. Unë do ta bllokoj rrugën sa herë të më dojë qejfi. Derisa të vijnë të ulen në negociata me ne, mos ta mendojnë kaq të lehtë, Masat do të jenë shumë drastike për këta pushtetarë që nuk negociojnë me ne”, tha një banor.

Javën e kaluar, banorët e Bërxullës e përshkallëzuan protestën. Një zonjë dhe nipi i saj kërcënuan se do të hidhen nga shtyllat e tensionit dhe do të vetëflijohen nëse nuk marrin një përgjigje nga institucionet. Policia ndërhyri duke bërë që situata të mos kthehej në tragjedi. Edhe pse kanë më shumë se 90 ditë që protestojnë, asnjë deputet i majtë apo i djathtë nuk është afruar për të mbështetur banorët e Bërxullit ndaj ata deklarojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet vendore. Banorët e Bërxullit tanimë e kanë vendosur se nuk do të marrin pjesë në zgjdhjet e 14 majit ndërsa shprehen të vendosur se tokat e tyre nuk do t’i lëshojnë pa u kompensuar me çmimin e tregut. /Dosja.al

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll