Aktualitet

I hoqi lejen e qarkullimit/ 48- vjeçari nga Korça i kthehet me grushte efektivit të policisë, vihet në pranga

Policia njofton se është vënë në pranga personi i identifikuar me iniciale L. Ç., i cili do të përballet me akuzën për veprën penale 'Goditja për shkak të detyrës'. 

29 Janar 2023, 11:24 Nga a.l
I hoqi lejen e qarkullimit/ 48- vjeçari nga Korça i kthehet me
policia

KORÇË- Një 48- vjeçar është arrestuar nga policia në Korçë pasi ka ushtruar dhunë ndaj një efektivi të policisë, teks aky i fundit një ditë më parë i kishte tërhequr lejen e qarkullimit dhe e kishte gjobitur për mungesë të kontrollit teksnik të automjetit të tij. Policia njofton se është vënë në pranga personi i identifikuar me iniciale L. Ç., i cili do të përballet me akuzën për veprën penale 'Goditja për shkak të detyrës'. 

'Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin L. Ç., 48 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës". Ky shtetas, në lagjen nr. 17, Korçë, për shkak të detyrës, ka goditur me grushte një punonjës policie të Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, i cili një ditë më parë i kishte tërhequr 48-vjeçarit lejen e qarkullimit dhe e kishte ndëshkuar atë me masë administrative, për mungesë të kontrollit teknik të automjetit të tij', njofton policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

arrestime ne korce

Sondazh

Poll