Aktualitet

Ishte në kërkim për trafik droge, arrestohet 34- vjeçari në Korçë

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë 'arrest me burg' të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçcë më datë 19 prill të vitit të kaluar. 

29 Janar 2023, 11:30 Nga a.l
Ishte në kërkim për trafik droge, arrestohet 34- vjeçari
Policia

KORÇË- Një 34- vjeçar i identifikuar me iniciale A.M., është vën ënë pranga nga policia në Korçë pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge. Policia njofton se i arrestuari do të përballet me akuzën për veprën penale 'Prodhim dhe shitja e narkotikëve'. 

'Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, ndaluan shtetasin në kërkim A. M., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 19.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim', njofton policia. 

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë 'arrest me burg' të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçcë më datë 19 prill të vitit të kaluar. 

arrestime ne korce

Sondazh

Poll