Bota

Tërmet në Iran, plagosen 800 persona, 3 humbin jetën

Agjencia shtetërore e lajmeve iraniane IRNA tha se tërmeti goditi qytetin e Khoy, provincën e Azerbajxhanit Perëndimor, në Iranin veriperëndimor, rreth orës 21:44. koha lokale, duke cituar Qendrën Sizmologjike iraniane në Teheran.

29 Janar 2023, 09:22 Nga I.A
Tërmet në Iran, plagosen 800 persona, 3 humbin jetën
termet ne Iran

IRAN- Të paktën tre persona u vranë dhe më shumë se 800 u plagosën kur një tërmet me magnitudë 5.9 goditi Iranin të shtunën mbrëma sipas kohës lokale. Agjencia shtetërore e lajmeve iraniane IRNA tha se tërmeti goditi qytetin e Khoy, provincën e Azerbajxhanit Perëndimor, në Iranin veriperëndimor, rreth orës 21:44. koha lokale, duke cituar Qendrën Sizmologjike iraniane në Teheran.

Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve Tasmin tha se bilanci është tre të vdekur dhe 816 të plagosur, ndërsa agjencia e lajmeve Mehr tha se 70 fshatra ishin dëmtuar. Mehr tha se operacionet e ndihmës dhe vlerësimit të dëmeve janë duke u zhvilluar. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) gjithashtu e regjistroi tërmetin me magnitudë 5.9 ballë.

“Tërmeti ishte aq i fortë sa u ndje në shumë rajone të provincës së Azerbajxhanit Perëndimor, duke shkaktuar shqetësim tek banorët. Ai u ndje gjithashtu në disa qytete, duke përfshirë kryeqytetin e provincës Tabriz në provincën fqinje të Azerbajxhanit Lindor,” raportoi IRNA.

termet ne iran

Sondazh

Poll