Aktualitet

Drogën që kishte porositur ia sekuestruan/ 30-vjeçari shqiptar tenton t’i zhvasë 19 mijë € një personi, arrestohet

Verë e kaluar, Cunajt i ishte sekuestruar një valixhe me drogë dhe kjo gjë i kishte prishur punë pas I nuk kishte ‘korrur’ asnjë fitim prej saj.

28 Janar 2023, 21:48 Nga F.M
Drogën që kishte porositur ia sekuestruan/ 30-vjeçari shqiptar
Karabinierët

ITALI- Alfonc Cunaj, 30-vjeçari shqiptar, banues në Campione të Italisë, ka përfunduar në pranga pasi akuzohet për tentativë zhvatjeje.

Mediat italiane shkruajnë se Cunaj u arrestua nga karabinierët, teksa përpiqej t’i zhvaste 19 mijë euro një personi.

Verë e kaluar, Cunajt i ishte sekuestruar një valixhe me drogë dhe kjo gjë i kishte prishur punë pas I nuk kishte ‘korrur’ asnjë fitim prej saj. Kështu, personit që mbante më parë ngarkesën e marijuanës, Çunaj i kishte ushtruar një sërë presionesh për të marrë paratë që i detyroheshin.

Përgjimi i vazhdueshëm i Cunajt, nga vera e kaluar, ka bërë që karabinierët të zbulonin këtë tentativë zhvatjeje.

alfonc cunaj

Sondazh

Poll