Aktualitet

VIDEO/ Skafi me turistë pëson avari, bllokohet në det të hapur në Vlorë, policia e nxjerr në breg, momenti i shpëtimit

Policia kufitare e gjeti skafin me turistë në vendin e quajtur 'Shën Vasil'.

28 Janar 2023, 20:49 Nga F.M
VIDEO/ Skafi me turistë pëson avari, bllokohet në det të
Skafi

VLORË- Një skaf me turistë ka alarmuar policinë kufitare në Vlorë këtë mbrëmje. Skafi "Ertion" me katër persona në bord ka pësuar avari, ndërkohë që ndodhej në det të hapur, gjë që ka shkaktuar panik tek turistët. Drejtuesi i skafit me inicialet XH.K., ka lajmëruar policinë kufitare.

Efektivët janë afruar me një tjetër skaf pranë turistëve dhe i kanë ndihmuar ata të afrohen pranë bregut. Policia kufitare e gjeti skafin me turistë në vendin e quajtur 'Shën Vasil'. Asnjë prej personave që ndodhej në bord nuk ka pësuar lëndime. Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore. 

Njoftimi: Sot dt 28.01.2023, ora 14.00, është kërkuar ndihmë te Salla Operative e DVKM Vlorë nga shtetasi Xh.K. kapiten i mjetit turistik Skaf me emrin “ERTION”, i cili kishte pësuar difekt në motorr. Menjeherë në drejtim të tij shkoi në ndihmë shërbimi i SML me mjetin lundrues BP 05 të Stacionit të Policisë Kufitare Triport, të cilët i konstatuan në vendin e quajtur Shën Vasil. Nga efektivat e SML u bë e mundur dhënia e ndihmës dhe shoqërimi i mjetit së bashku me katër persona në bord, në Stacionin e Policisë Kufitare Triport. Personat janë në gjendje të mirë shëndetësore. Faleminderit!

Njoftimi i policisë Vlorë: Policia Kufitare e Vlorës iu vjen në ndihmë 4 shtetasve që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues që kishte pësuar defekt. Paraditen e sotme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim për 4 shtetas që ishin duke lundruar në det, me një mjet turistik skaf, në vendin e quajtur “Shën Vasil” dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, pasi mjeti lundrues kishte pësuar defekt. Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu ardhur në ndihmë 4 shtetasve, me një mjet tjetër lundrues. Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë ata në breg, duke i shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare. Të katërt shtetasit aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. Policia e Kufitare e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë.

vlore policia kufitare e vlores

Sondazh

Poll