Aktualitet

Sherr me çekan e kaçavidë mes dy personave në Fier, njëri përfundon në polici

29-vjeçari ka qëlluar me sende të forta 40-vjeçarin dhe e ka lënë të plagosur. 

28 Janar 2023, 20:01 Nga F.M
Sherr me çekan e kaçavidë mes dy personave në Fier,
Foto Ilustruese

FIER- Një 29-vjeçar me inicialet R. Ç., banues në Fier, është shoqëruar në komisariat pasi është përleshur me një 40-vjeçar me inicialet F.Sh.. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Jakova Xoxa". 29-vjeçari ka qëlluar me sende të forta 40-vjeçarin dhe e ka lënë të plagosur. 

Njoftimi: Sot rreth orës 19:20, në rrugën "Jakova Xoxa", shtetasi R. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pas një konflikti të çastit, ka goditur me sende të forta, shtetasin F. Sh., 40 vjeç, banues në Fier, i cili është dëmtuar në dorë. U shoqërua në Komisariat shtetasi R. Ç. dhe po kryhen veprimet procedurale hetimore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

sherr ne fier

Sondazh

Poll