Ekonomi

Viti i ri shkollor/ 386 mijë nxënës ulen në bankat e mësimit, 4 shkolla të mbyllura në të gjithë vendin

16 Shtator 2019, 05:29 Nga DOSJA
Viti i ri shkollor/ 386 mijë nxënës ulen në bankat e

SHQIPËRI- 386 mijë nxënës të arsimit parauniversitar kanë nisur sot vitin e ri shkollor 2019-2020. Janë 272 mijë nxënës në sistemin në 9-vjeçar dhe 90 mijë gjimnazistë që nga sot do të ulen në bangat e shkollës. Por një emocion më i madh do të jetë për rreth 24 mijë nxënës të cilët sot për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës.

Kjo është shifra që konfirmohet nga ministria e Arsimit për numrin e nxënësve që do nisin klasën e parë. Me një vendim të qeverisë nga klasa e parë deri në të pestën nxënësit nuk do të blejnë librat, por ata do ti marrin në përdorim dhe do t’i rikthejnë në fundin e vitit.

Një risi është për klasat e para, pasi nxënësit më të rinj të shkollave librat do i kenë falas. Kostot për çdo familje për të dërguar një fëmijë në shkollë janë shtuar, pasi për ata që do u duhet që të blejnë librat duhet të paguajnë deri në 10 mijë lekë të rinj.

Ndërkohë që edhe policia ka marrë masat në nisje të vitit të ri shkollor. Pak ditë më parë Policia e Shtetit publikoi masat, ku binte në sy kontrolli që do u bëhej furgonave që transportojnë nxënës. Por jo gjithçka shkon siç duhet. 3 shkolla në Kukës dhe një shkollë në Gjirokastër janë të mbyllura këtë vit shkollor.

(F.g;a.b/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale viti i ri shkollor 2019-2020 viti i ri shkollor 2019-2020

Sondazh

Poll