Ekonomi

‘Zero tolerancë’/ Rama njofton për operacionin kundër informalitetit: Kemi gjobitur 24 subjekte gjatë natës

14 Shtator 2019, 11:00 Nga DOSJA
‘Zero tolerancë’/ Rama njofton për operacionin kundër

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se vijon puna për goditjen e informalitetit në ekonominë shqiptare. Kryeministri është ndalur tek tregtimi i karburantit dhe thotë se vetëm gjatë natës janë kontrolluar 130 pika karburanti, dhe janë gjobitur 24 subjekte.

Postimi i Ramës

#STOPINFORMALITETIT?

• 130 pika tregtimi të karburantit jane kontrolluar vetëm gjatë natës së mbrëmshme

• Qysh prej nisjes së operacionit antiinformalitet janë bllokuar nga ana e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial afro 10 mijë ton karburant.

• Janë penalizuar me gjoba dhe bllokime, për shkelje të cilësisë dhe sigurisë së tregtimit, 24 subjekte.

#ZeroTolerancë?ndaj abuzuesve
#OperacioniNukNdalet?

Në vend vijon ende aksioni anti-informalitetit, i cili ka vepruar në të gjithë territorin. Një muaj më parë u shpall në kërkim Paulin Gega, pronari i “Gega Oil” pasi akuzohet për pastrim parash dhe evazion fiskal. Po kështu Drejtoria e Tatimeve i vuri shiritin një nga bizneset më të mëdha në vend, “Taivanit” për mungesë të kuponit tatimor. Për këtë arsye u gjobit edhe hotel “Rogneri”. Të dy subjektet më pas u rihapën me vendim gjykate. Aksioni preku edhe bregdetin, ku Policia hapi kilometra të tërë plazh publik të zabtuar padrejtësisht. Shumë i angazhuar me aksionin ishte edhe zv/kryeministri Erion Braçe, i cili deklaroi se forca e ligjit nuk do të njihte as të fortë dhe pushtetshëm dhe se askujt nuk do u hapej telefoni por do të zbatohet ligji.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi edi rama lufta kunder informalitetit edi rama lufta kunder informalitetit

Sondazh

Poll