Ekonomi

Ç’po ndodh me Euron në Shqipëri, pëson sërish rënie drastike. Bankat ndalojnë blerjen e valutës

13 Shtator 2019, 16:34 Nga DOSJA
Ç’po ndodh me Euron në Shqipëri, pëson sërish

Tashmë pohojnë ata tregu i është rikthyer ndikimit të kërkesë ofertës. Prej disa muajsh, euro po luhatet rreth një normaliteti të ri midis 121.5 dhe 122 lekëve. Ekspertët e tregut presin që të vazhdojë të këmbehet në këto nivele, përveçse nëse do të ketë luhatje të mëdha në bursat ndërkombëtare. Euro ka qenë e dobët edhe përgjatë këtij viti, ndonëse ritmet e nënçmimin kanë qenë shumë më të ulëta në raport me vitin e kaluar. Nga niveli më i lartë i vitit prej 125.3 lekë që u këmbye në fillim të janarit, monedha e përbashkët ka zbritur me gati 4 lekë.

Mesatarisht në 9 muajt e parë të vitit, kursi i këmbimit lekë, euro ishte 123.1 lekë, nga 127.6 lekë që ishte vitin e kaluar. Në fillim të muajit gusht, euro zbriti në 120.75 lekë, duke arritur në nivelin më të ulët që nga viti 2007.

Që nga mesi i vitit 2016, monedha e përbashkët ka humbur vazhdimisht pikë në tregun e brendshmëm, duke u zhvlerësuar me rreth 12%, nga 138 lekë që ishte në maj 2016.

Oferta për valutë më e lartë se kërkesa për të mbetet arsyeja kryesore që ka ndikuar në këtë tendencë, e shoqëruar dhe me ngadalësimin e qarkullimit të parasë në vend.

(Marrë nga Monitor.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi euro ne shqiperi kembimi valutor kursi i këmbimit nis renia e euros euro ne shqiperi kembimi valutor kursi i këmbimit nis renia e euros

Sondazh

Poll