Sport

“Këpuca e Artë” 2022/ Goleadori Saliou Guindo merr çmimin nga Kristian Karembeu

Trofeun sulmuesit në skenë i është dorëzuar nga një personazh i veçantë i ftuar, ish-kampioni i Botës dhe i Europës me Francën, Kristian Karembeu

27 Janar 2023, 19:47 Nga DOSJA
“Këpuca e Artë” 2022/ Goleadori Saliou Guindo merr

TIRANE - Dy nga çmimet kryesore të mbrëmjes gala të FSHF ishin edhe “Këpuca e Artë 2022” për femra dhe meshkuj, trofe që jepet për golashënuesit më të mirë të vitit. Trofe që nuk kishin nevojë në fakt për votim, pasi ishin përcaktuar me gjuhën e golave të dy prej protagonistëve të vitit të kaluar.

“Këpuca e Artë” 2022 për djem i ka shkuar sulmuesit të Laçit, Saliou Guindo, i cili e mbylli sezonin e kaluar në kuotën e 19 golave, duke e siguruar kështu çmimin e golashënuesit me të mirë.

Për t’i dorëzuar trofeun sulmuesit në skenë është ftuar një personazh i veçantë, ish-kampioni i Botës dhe i Europës me Francën, Kristian Karembë, teksa Guindo ka falënderuar të gjithë të pranishmit për mbështetjen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll