Art&Argëtim

Po fotoja me Libertën ku shkoi? Flori Mumajesi bën lëmsh rrjetin, publikon videon duke u puthur me Soni Malaj

Mumajesi bën lëmsh rrjetin duke postuar momentin e puthjes së famshme me këngëtaren Soni Malaj në kohën kur ata ishin partnerë. 

26 Janar 2023, 20:59 Nga a.l
Po fotoja me Libertën ku shkoi? Flori Mumajesi bën lëmsh rrjetin,
Flori Mumajesi

TIRANË- Këngëtari dhe kantautori i njohur Flori Mumajesi ka bërë sërish lëmsh rrjetin duke publikuar një pjesë të shkëputur nga videoja e tij me këngëtaren dhe ish-partneren e tij Soni Malaj nga bashkëpunimi 'Fluturimi 3470'. 

Në një postim në rrjete sociale, Mumajesi ka shfaqur momentin kur dyshja shkëmbejnë puthjen në skenën e 'Këngës Magjike'. Pikëpyetja që ngrihet është nëse dyshja janë rikthyer, apo këngëtari paralajmëron përmes këtyre postimeve një bashkëpunim të ri mes tyre?

Po fotoja me Libertën ku shkoi? Flori Mumajesi bën lëmsh rrjetin,
postimi

Teksa të gjithë ishim sy e vesh, për të zbuluar më tepër në lidhje me romancën e tij të shumëpërfolur me moderatoren kosovare LiBerta Spahiu me të cilën pak ditë pas festave të fundvitit ndau edhe foton e parë nga bredhi i Krishtlindjeve ku shfaqeshin shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit, Mumajesi bën lëmsh rrjetin duke postuar momentin e puthjes së famshme me këngëtaren Soni Malaj në kohën kur ata ishin partnerë. 

flori mumajesi

Sondazh

Poll