Aktualitet

Kanabis dhe vjedhje energjie, arrestohen 3 persona në Vlorë

Gjithashtu u bë dhe arrestimi i një të moshuari, i cili u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. 

27 Janar 2023, 14:57 Nga I.A
Kanabis dhe vjedhje energjie, arrestohen 3 persona në Vlorë
Kanabisi

VLORË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se në pranga kanë rënë një 21-vjeçar pasi u kap me kanabis me vete. Po ashtu u arrestua një 54-vjeçar, i cili është dënuar me 2 muaj butg për vjedhje të energjisë elektrike. Gjithashtu u bë dhe arrestimi i një të moshuari, i cili u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.    

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u kap dhe u ndalua shtetasi A. L., 54 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 12.02.2020, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për vjedhje të energjisë elektrike. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. M., 68 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

tre te arrestuar ne vlore

Sondazh

Poll