Aktualitet

Me shpejtësi skëterrë/ 24- vjeçari shqiptar përplas për vdekje të miturin në Itali, arrestohet nga policia 

 I hedhur disa metra larg, 16-vjeçari vdiq edhe pse mbante helmetë.

27 Janar 2023, 14:13 Nga a.l
Me shpejtësi skëterrë/ 24- vjeçari shqiptar përplas
Daniele Cantale Garano

ITALI- Një 24- vjeçar shqiptar i identifikuar me emrin Rafaelo Beqaj është arrestuar nga policia në Itali, pasi akuzohet si autor i një aksidenti me vdekje. Mediat italiane raportojnë se ndaj të riut është vendosur masë e sigurisë 'arrest shtëpie'. I riu që sapo ishte kthyer nga Shqipëria është vënë në gjurmë dhe është arrestuar sapo ka mbërritur në aeroportin Fontanarossa në Katania. Mbrëmjen e 18 nëntorit rreth orës 03:00 24-vjeçari ka përplasur me një makinë tip 'Audi Q8' për vdekje 16- vjeçarin e identifikuar me emrin Daniele Cantale Garano në zonën e quajtur Acireale.

16- vjeçari ka qenë duke udhëtuar me një mjet të volgël tip 'Honda Sh' udhëkryqin me via Kennedy. Në këtë moment shqiptari ka kaluar me shpejtësi duke e përplasur.  I hedhur disa metra larg, 16-vjeçari vdiq edhe pse mbante helmetë. Ka qenë gjyqtari i hetimeve paraprake që ka dhënë masën e sigurimit ndaj 24-vjeçarit./ Dosja.al

rafaelo beqaj

Sondazh

Poll