Bota

LUFTA/ Pas Gjermanisë, edhe Kanadaja furnizon me tanke Leopard 2 Ukrainën

Për javë të tëra, Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj t'i furnizojnë me deri në 300 tanke luftarake Leopard 2 të prodhimit gjerman. 

26 Janar 2023, 20:03 Nga a.l
LUFTA/ Pas Gjermanisë, edhe Kanadaja furnizon me tanke Leopard 2
Tanket nga Kanadaja

KANADA- Kanadaja do të furnizojë Ukrainën me katër tanke kryesore luftarake Leopard 2 A4 dhe trajnerë të Forcave të Armatosura Kanadeze për të mësuar ushtarët ukrainas se si të përdorin automjetet, njoftoi të enjten Ministrja e Mbrojtjes Anita Anand.

"Këto automjete shumë të blinduara dhe shumë mbrojtëse u ofrojnë ushtarëve një avantazh taktik në fushën e betejës falë lëvizshmërisë së tyre të shkëlqyer, fuqisë së zjarrit dhe mbijetesës së tyre. Këto tanke do të lejojnë Ukrainën të çlirojë edhe më shumë nga territori i saj dhe të mbrojë popullin e saj nga pushtimi brutal i Rusisë. Këto katër tanke janë gati për luftim dhe do të vendosen gjatë javëve të ardhshme," tha Anand.

Ministri i Mbrojtjes tha se anëtarët e CAF do të vendosen "në pritje të koordinimit me aleatët" për të siguruar që forcat ukrainase të mund të operojnë dhe mirëmbajnë tanket Leopard 2. I pyetur pse Kanadaja po siguronte vetëm katër tanke – dhe nëse mund të jepeshin më shumë tanke më vonë – Anand tha se Kanadaja do të dhuronte vetëm automjete që mund t’i mbështeste në terren me pjesë rezervë dhe trajnime. Ajo tha gjithashtu se Kanadaja duhet të sigurojë që CAF të ketë atë që i nevojitet për të funksionuarm shkruajnë mediat e huaja. 

"Ne duhet të sigurohemi që ushtria jonë të ketë numrin e duhur të tankeve për t'u trajnuar dhe për të përmbushur angazhimet tona të NATO-s," tha ajo. Pra, ekziston mundësia e donacioneve të mëtejshme”.

Anand tha se CAF do të zëvendësojë tanket sa më shpejt të jetë e mundur, por nuk do të thotë se kur do të ndodhë kjo. Për javë të tëra, Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj t'i furnizojnë me deri në 300 tanke luftarake Leopard 2 të prodhimit gjerman. Disa aleatë i kanë ato tanke në inventarët e tyre, por nuk ishin në gjendje t'i dhuronin derisa Gjermania t'i miratonte për eksport. Të mërkurën, kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi se vendi i tij do t'i sigurojë Ukrainës 14 tanke Leopard 2 nga ushtria e tij.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Bota 26 Janar 2023, 19:33 k.m.

Le Monde: McGonigal e rrëzoi lakmia!

Charles McGonigal FRANCË- Lakmia e Charles McGonigal ishte rënia e tij. Ky ish-hetues i rangut të lartë të FBI-së u arrestua ...