Sport

'Kolegët - rivalë'! Arteta për Guardiolën: "Kjo nuk e ndryshon miqësinë tonë"...

Konkurrentët në Premier League, Mikel Arteta dhe Pep Guardiola do të përballen këtë të premte në FA Cup, në ndeshjen joshëse Manchester City-Arsenal. Një rivalitet që nuk njollos aspak miqësinë mes tyre, sipas trajnerit të ‘Topçinjve’.

26 Janar 2023, 12:31 Nga DOSJA

'Kolegët - rivalë'! Arteta për Guardiolën:

ANGLI - Arsenali dhe Manchester City janë në një luftë të ngushtë për titullin e Premierligës këtë sezon, por trajneri i klubit nga Londra veriore, Mikel Arteta, ka pohuar se kjo nuk do të ndikojë në miqësinë e tij me homologun Pep Guardiola. Ish-mesfushori spanjol ishte asistent i Guardiolës te City nga viti 2016 deri në vitin 2019, përpara se Arsenali ta emëronte atë si trajner në vend të Unai Emery.

‘Topçinjtë’ aktualisht kryesojnë tabelën e Premier League me 50 pikë, pesë pikë më shumë se ‘Qytetarët’ që kanë luajtur një ndeshje më shumë. Ekipet luajnë me njëra-tjetrën për herë të parë këtë sezon në stadiumin ‘Etihad’ të premten, në raundin e katërt të FA Cup.

I pyetur se si ndihej për përballjen me Guardiolën në këtë kontekst të veçantë, Arteta u tha gazetarëve: “Gjithmonë kam ëndërruar që një ditë të jem në këtë situatë dhe kjo po ndodh këtë sezon. Natyrisht, kjo nuk do të ndryshojë miqësinë tonë dhe nuk e mohon se sa i rëndësishëm është ai për jetën dhe karrierën time. Ne të dy duam të fitojmë dhe të mbrojmë klubet tona në mënyrën më të mirë të mundshme. Kështu ka qenë gjithmonë që nga dita e pare”. 

Arteta, i cili udhëhoqi Arsenalin drejt titullit të FA Cup në vitin 2020, beson se një fitore të premten do t'i jepte skuadrës së tij një shtysë më shumë dhe do të rriste besimin e tyre. “Është një test i madh, për mendimin tim, kundër ekipit më të mirë të futbollit në botë. Mezi pres të jem aty. Kjo do të na tregojë shumë për nivelin tonë aktual.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll