26 Janar 2023, 13:56
Nga I.A

AUSTRALIA- Babai i tenistit Novak Gjokoviç, Sërgjan Gjokoviç, është incizuar duke bërë fotografi me mbështetës së presidentit rus, Vladimir Putin në turneun e tenisit, Australian Open. Ai është parë me një burrë që ka qenë duke mbajtur një flamur rus dhe fotografinë e Putinit, derisa të veshur ka pasur një bluzë me simbolin pro-luftës, Z.
Flamujt dhe simbolet ruse e bjelloruse, janë ndaluar në ambientet e turneut, prej ditës kur në sallë është shfaqur një flamur rus, teksa kanë qenë duke garuar, tenistja ukrainase, Kateryna Baindl dhe ajo ruse, Kamilla Rakhimova.
Në mbrëmjen e së mërkurës, pas fitores së tenistit Gjokoviq në çerekfinale, janë parë duke e festuar disa persona që kanë treguar mbështetje për Putinin.
Asociacioni Tennis Australia, ka thënë se një grup njerëzish janë parë duke shfaqur flamuj dhe simbole të papërshtatshme, dhe kanë kërcënuar gardat e sigurisë, pas ndeshjes së të mërkurës mbrëma.
“Lojtarët dhe ekipet e tyre janë njoftuar, dhe u është rikujtuar për politikat e organizmit sa u përket flamujve dhe simboleve, dhe që të shmangin të gjitha situatat që kanë potencial për çrregullim. Ne po vazhdojmë të punojmë me agjencitë për zbatim të ligjit”, ka thënë asociacioni.
Më 2022, lojtarëve rusë dhe bjellorusë u është ndaluar gara në turneun tjetër të tenisit, Wimbledon, për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë. Lufta ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Marrë nga REl
sërgjan gjokoviç novak gjokoviç
Bota
26 Janar 2023, 13:47
a.l
Matteo Messina Denaro
ITALI- Nipi i bosit të mafias italiane 'Cosa Nostra', që u vu në pranga pas 30 vitesh arrati në një operacio...
Bota
26 Janar 2023, 13:17
a.l
Albin Kurti
KOSOVË - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se marrëveshja për Asociacionin ...
Bota
26 Janar 2023, 13:32
I.A
QKUK
KOSOVË- Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me vite, nuk janë bërë kontrolle sistematike të...
Bota
26 Janar 2023, 12:45
I.A
Aleksander Ndrejaj
DURRËS- Avokati mbrojtës i Fredi Krasniqit, Aleksander Ndrejaj deklaroi se klienti i tij është i sëmurë dh...
Bota
26 Janar 2023, 12:35
I.A
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se nuk është "i interesuar" të takohet me Vladi...
Bota
26 Janar 2023, 12:02
I.A
Nikolai Milkov
SHKUP- Bullgaria do të tërheqë ambasadorin e saj nga Shkupi, dhe do të ndërpresë të gjitha projektet e p&...
Bota
26 Janar 2023, 11:48
I.A
Jetmir Goçaj dhe Ivana Krivokapiç
SERBI- 24-vjeçari shqiptar nga Mali i Zi Jetmir Goçaj është shpallur në kë...
Bota
26 Janar 2023, 11:26
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur se marrëveshja me Serbinë duhet ta ketë njohjen...
Bota
26 Janar 2023, 11:12
I.A
Pranvera Zejnullahu-Raçi
KOSOVË- Drejtorja e Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës-së, Pranvera Zejnullahu-Ra&ccedi...
Bota
26 Janar 2023, 10:38
I.A
Autobusi
TURQI- Një autobus ka përfunduar brenda një liqeni pasi shoferi ka humbur kontrollin e tij, duke lënë katër persona ...