Bota

U la në burg, avokati i Fredi Krasniqit: Është invalid, i duheshin lekët për ndërhyrje kirurgjikale

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, Krasniqi u la në burg, ndërkohë që avokati Ndrejaj deklaroi se arsenali i armëve i sekuestruar i përket vitit 1997.

26 Janar 2023, 12:45 Nga I.A
U la në burg, avokati i Fredi Krasniqit: Është invalid, i
Aleksander Ndrejaj

DURRËS- Avokati mbrojtës i Fredi Krasniqit, Aleksander Ndrejaj deklaroi se klienti i tij është i sëmurë dhe për këtë kërkuan zbutje të masës së sigurisë. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, Krasniqi u la në burg, ndërkohë që avokati Ndrejaj deklaroi se arsenali i armëve i sekuestruar i përket vitit 1997.

 “Është invalid dhe shkaku që e ka shtyrë janë kushtet ekonomike se duhet të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale, të cilën e ka pasur të pamundur ndër vite për ta bërë. Në ambientet e banesës ka mbjellë disa bimë. Ndërhyrja kirurgjikale është më tepër se 40 mijë euro. Armët janë që nga 1997 në një shtëpi të braktisur në bodrumin e saj. Armët ishin të pluhurosura dhe të harruara nga familjarët”, tha avokati.

Ndërkohë që nga operacioni i policisë është shpallur në kërkim dhe vëllai i Fredit, Selman Krasniqi, i cili ishte bashkëpunëtor në shtëpinë e barit e hapur në vilën 4 katshe. Por mësohet se 43-vjeçari nuk ndodhet fare në Shqipëri, por është larguar drejt Italisë. 

2 ditë më parë në dy katet e fundit të një vile 4 katëshe në fshatin Sallmone, u sekuestruan nga policia 444 rrënjë kanabis, si edhe një arsenal armësh që dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale. Në banesë është gjetur edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik dhe granata, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga grupet kriminale. 

aleksander ndrejaj fredi krasniqi selman krasniqi operacioni krahet e krimit shtepi bari ne shijak

Sondazh

Poll