Art&Argëtim

Pique poston foton e parë në Instagram me Clarën, komentet: Ndërrove një Mercedes me një Kia

Gerard Pique tregon se nuk ka frikë nga asgjë dhe është tërësisht i dashuruar.

26 Janar 2023, 07:26 Nga A.B
Pique poston foton e parë në Instagram me Clarën, komentet:
Clara dhe Pique

SPANJË-Teksa kënga e Shakirës, ​​me të cilën ajo ekspozon ish-bashkëshortin dhe lidhjen e tij të re, po dëgjohet në mbarë botën dhe është bërë virale, Gerard Pique vendosi të japë përgjigjen e tij.

Futbollisti postoi në Instagram një foto me të dashurën e tij Clara Kia Marti, vetëm disa javë pasi Shakira i përmend të dy në këngën e saj të re.

Kënga është bërë virale në rrjetet sociale me femrat që e vënë në pah si një himn për ata që kanë rënë viktimë e tradhtisë. Gerard Pique tregon se nuk ka frikë nga asgjë dhe është tërësisht i dashuruar. Kjo është arsyeja pse ai ka marrë vendimin për të “zyrtarizuar” lidhjen e tij në rrjetet sociale duke postuar foton me Klarën. Deri pak orë më parë, ish-mbrojtësi i Barcelonës nuk e kishte bërë në asnjë mënyrë publikisht lidhjen e tij të re.

Clara Kia Marti është gruaja me të cilën dyshohet se e tradhtoi Shakirën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gerard Piqué (@3gerardpique)

Pique ndau me miliona ndjekësit e tij një selfie me Klarën në llogarinë e tij zyrtare në Instagram dhe la të hapur seksionin e komenteve.

Komentet në mënyrë të parashikueshme mbështesin Shakirën.

“Kjo foto e pëlqejnë vetëm të pabesëve ”, ka shkruar dikush në komentin e tij.

“Kjo nuk është dashuri, është një kapsulë e përkohshme”, shkruan një tjetër.

“Duke lexuar komentet shoh se Shakira ka përmbushur ëndrrën e Bolivarit: të kthejë të gjithë Amerikën Latine kundër Spanjës”, komentoi një ndjekës.

“Ke ndërruar një Mercedes me një Kia”, shkruan një tjetër, duke iu referuar tekstit të këngës së re të Shakirës.

shakira pique

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Janar 2023, 13:09 k.m.

Anulohet filmi për jetën e Madonna-s

Madonna SHBA- Filmi biografik i shumëpritur i ekranit të madh për jetën e mbretëreshës së popit Madonna, i drejtuar nga ...