Aktualitet

18- vjeçari shqiptar masakrohet me thikë në Itali, shpëton mrekullisht, arrestohet autori 25- vjeçar

25- vjeçari rezulton me precedentë për disa vepra penale.

25 Janar 2023, 15:44 Nga a.l
18- vjeçari shqiptar masakrohet me thikë në Itali, shpëton
Itali

ITALI- Një 18-vjeçar shqiptar është sulmuar me thikë në kopshtet e Ceppo në Itali. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në tetor por sot është bërë i mundur arrestimi i autorit 25- vjeçar në Spanjë. Ky i fundit ka sulmuar adoleshentin shqiptar duke e goditur disa herë me thikë në trup. Shqiptari shpëtoi mrekullisht falë ndërhyrjes së menjëhershme të urgjencës dhe operacionit të mëvonshëm që i ishte nënshtruar në spitalin e Pratos.

25- vjeçari rezulton me precedentë për disa vepra penale. Gjatë kohës që kërkohej nga policia italaine lidhur me ngjarjen, 25- vjeçari fshihej në një qytet të vogël në Spanjë, rreth 70 km nga Barcelona. Në përfundim të procedurave ndërkombëtare, i arrestuari do të ekstradohet drejt Italisë./ Dosja.al

plagoset shqiptari ne itali

Sondazh

Poll