Bota

Shtëpi e biznese të përmbytura/ Moti i keq në Kosovë shkakton dëme kolosale, cilat janë vendet më të prekura?

Në Komunën e Skënderaj dëmi vlerësohet të jetë deri në 15 milionë euro.

25 Janar 2023, 16:01 Nga a.l
Shtëpi e biznese të përmbytura/ Moti i keq në Kosovë
Moti në Kosovë

KOSOVË- Moti i keq në Kosovë ka shkaktuar një sërë dëmesh materiale, ku si pasojë e reshjeve të dendura të shiut janë përmbytur mijëra hektarë tokë, dhjetëra shtëpi e biznese. Problematike shfaqet situata në disa zona të vendit, përkatësisht në komunat Klinë, Skënderaj, Istog, Mitrovicë e Podujevë. Në Komunën e Skënderaj dëmi vlerësohet të jetë deri në 15 milionë euro.

Nisur nga situata, siç raportojnë mediat kosovare, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar një fond emergjent nga qeveria i cili të jetë i menaxhuar nga niveli lokal. Edhe opozita po kërkon ndihmë më të shpejtë nga Sipas deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli vërshimet vlerësohet të kenë ardhur edhe për shkak të mungesës së planifikimit të ndërtimeve nga ana e komunave. Nisur nga kjo, kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë që duhet të ketë hetim.

moti i keq ne kosove

Sondazh

Poll