Bota

Tanket Leopard 2/ Çfarë janë dhe si mund t'i ndihmojnë Ukrainës?

Raths ka theksuar se Leopard 2-shi dhe tanket e ngjashme perëndimore janë më të lëvizshme sesa modelet që i përdor Rusia, të cilat, për shembull, nuk mund të bëjnë lëvizje prapa me shpejtësi.

25 Janar 2023, 15:44 Nga I.A
Tanket Leopard 2/ Çfarë janë dhe si mund t'i
Leopard 2

UKRAINË- Dërgesat perëndimore të Leopard 2-shit mund t’i ndihmojnë Ukrainës të pajiset me municionet e nevojshme të kalibrit të lartë, për t’i zëvendësuar rezervat e veta të kohës sovjetike, të cilat po harxhohen, duke hapur një rrugë të re për mbërritjen e armatimit perëndimor në Ukrainë, ka thënë ai.

Raths ka theksuar se Leopard 2-shi dhe tanket e ngjashme perëndimore janë më të lëvizshme sesa modelet që i përdor Rusia, të cilat, për shembull, nuk mund të bëjnë lëvizje prapa me shpejtësi.

“Imagjinoni një boksier që nuk mund të lëvizë lirshëm në ring, por vetëm në një drejtim”, ka thënë ai. “Boksieri tjetër, i cili mund të lëvizë në të gjitha drejtimet, ka një përparësi të madhe dhe ky është rasti me Leopardët”.

Megjithatë, edhe tanket kryesore perëndimore për beteja janë të cenueshme nga sulmet ajrore apo sulmet kundërtank të këmbësorisë, teksa ndodhen në pyje dhe zona urbane, duke vënë në pah rëndësinë e mbështetjes kundërajrore dhe të zbulimit, ka shtuar Raths.

Marrë nga REL

leopard 2 lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll