Bota

Presidenti bullgar: Në 2 prill do të mbajnë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme

25 Janar 2023, 15:31 Nga a.l
Presidenti bullgar: Në 2 prill do të mbajnë zgjedhje të
Rumen Radev

BULLGARI- Presidenti bullgar tha në një dekret të martën se vendi do të mbajë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme më 2 prill, pasi parlamenti i 48-të nuk arriti të formonte një qeveri. Rumen Radev njoftoi se do të shpërndajë parlamentin nga 3 shkurti. Bullgaria do të mbajë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme për të pestën herë në dy vitet e funditm shkruajnë mediat e huaja. 

Partia Socialiste Bullgare ia ktheu Radevit të martën mandatin e saj për formimin e qeverisë pasi dështoi të krijojë një koalicion të ri, duke hapur rrugën për zgjedhje të reja.

Kriza politike në Bullgari filloi pas zgjedhjeve të përgjithshme në prill 2021. Për shkak të pamundësisë për të mbledhur një koalicion qeverisës, votuesit bullgarë dolën në kutitë e votimit në korrik dhe nëntor të 2021, si dhe në tetor 2022.

Që nga prilli 2021, vendi është qeverisur nga qeveri të përkohshme. Radev kërkoi nga disa parti politike me përfaqësim në parlamentin prej 240 vendesh që të formojnë qeverinë, por pa rezultat.

Presidenti fillimisht cakton partitë që renditen përkatësisht të parat dhe të dytat në zgjedhjet parlamentare, të formojnë qeverinë. Nëse dështojnë, një partie e tretë politike i kërkohet të krijojë një koalicion. Dhe nëse përpjekja e tretë gjithashtu nuk ka sukses, shpallet një votim i parakohshëm.

rumen radev

Sondazh

Poll