Bota

Takimet me zyrtarë që nuk e njohin Kosovën, Lajçak njofton Greqinë për dialogun Kosovë-Serbi

Pas vizitës javën që kaloi në Kosovë, Lajçak gjatë të hënës e martës takoi zyrtarë të lartë të Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros, ndërsa së fundi takoi edhe zyrtarë të Greqisë, saktësisht të dërguarën greke për Ballkanin Perëndimor, Sofia Grammata.

25 Janar 2023, 08:25 Nga I.A
Takimet me zyrtarë që nuk e njohin Kosovën, Lajçak njofton
Miroslav Lajcak dhe Sofia Grammata

GREQI- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka vazhduar takimet me zyrtarë të shteteve evropiane për t’i njoftuar për dialogun. Pas vizitës javën që kaloi në Kosovë, Lajçak gjatë të hënës e martës takoi zyrtarë të lartë të Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros, ndërsa së fundi takoi edhe zyrtarë të Greqisë, saktësisht të dërguarën greke për Ballkanin Perëndimor, Sofia Grammata.

“Me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, fola për përpjekjet e Bashkimit Evropian për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rolin e rëndësishëm të Greqisë në rajon”, shkruan Lajçak

Spanja, Sllovakia, Qipro, Greqia dhe Rumania janë pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Telegrafi shkruan se javët e fundit janë intensifikuar vizitat në Kosovë e Serbi me qëllim të shtyrjes para të procesit të dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve. Ndërkaq, mbrëmë zyrtari amerikan Derek Chollet ka biseduar përmes telefonit me Kurtin, të cilit i ka kërkuar të pranojë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. 

miroslav lajcak dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll