25 Janar 2023, 08:02
Nga A.B
Azil kerkues
Prej vitesh Bashkimi Europian nuk po avancon me përpjekjet e veta për kthimin e azilkërkuesve pa të drejtë qëndrimi. Tani Komisioni i BE-së në Bruksel ka ndërmarrë një nismë duke paraqitur një projektstrategji të re. Kjo ka të bëjë me faktin, se numri i hyrjeve të parregullta në BE në vitin 2022 është rritur, deklaroi komisarja e BE-së për Punët e Brendshme, Ylva Johannsson gjatë prezantimit të këtij projekti.
Pjesa më e madhe e këtyre njerëzve nuk kanë arsye për azil, megjithatë shumë prej tyre paraqesin kërkesë për azil. 920.000 kërkesa për azil janë paraqitur në vitin 2022 sipas Komisionit të BE-së. Kjo është një rritje me gati 50% kundrejt një viti më parë. “Kjo e vë nën presion të jashtëzakonshëm sistemin tonë të azilimit dhe kapacitetet e pranimit”, tha Johansson.
Në vitin 2019, sipas të dhënave të Komisionit të BE-së, janë kthyer 29 përqind e atyre njerëzve, të cilët duhej të largoheshin nga shtetet e BE-së. Më 2021 kuota ishte 21%. Autoriteti i BE-së në vitin 2018 kishte shpallur si objektiv kthimin e rreth 70% personave pa të drejtë qëndrimi.
Për të rritur numrin e të kthyerve, BE-ja do të arrijë që vendet anëtare të bashkëpunojnë në mënyrë të koordinuar. Për këtë komisioni ka krijuar një strukturë të vetën brenda Agjencisë për Mbrojtjen e Kufirit Frontex. Kjo strukturë drejtohet nga koordinatorja për kthimin Mari Juritsch, e cila është në detyrë që nga maji 2022.
“Kthimet janë përgjegjësi e përbashkët”, tha Juritsch. Kryesisht duhet të bëhen më shumë kthime në vendet e treta, në të cilat nuk ka pengesa të mëdha politike apo probleme me të drejtat themelore.
Projektstrategjia përmban disa propozime. Krahas forcimit të bashkëpunimit, që duhet të përshpejtojë rrjedhën e procedurave, është planifikuar, që emigrantët të mbështeten profesionalisht në rrugën e riintegrimit në vendin e origjinës. Gjithashtu i tërë procesi do të digjitalizohet.
Shumica e kërkesave për azil, sipas Johansson, janë paraqitur në Gjermani, Francë, Spanjë dhe Austri. Në raport me numrin e popullsisë Qiproja, Austria dhe Greqia janë të mbingarkuara. Për bashkëpunimin me vendet e treta për kthimin do të diskutojnë të enjten (25.01.2023) edhe ministrat e Brendshëm të vendeve të BE-së gjatë takimit të tyre në Stokholm. /DW
be
Bota
25 Janar 2023, 08:01
A.B
Pandemia korona, kriza klimatike dhe lufta në Ukrainë veprojnë si katalizatorë në trafikimin e qenieve njerëzore.
Sipas Zyr&eum...
Bota
25 Janar 2023, 07:57
A.B
Chris Hipkins
ZELANDA E RE- Chris Hipkins u betua sot si kryeministri i 41-të i Zelandës së Re, duke pasuar Jacinda Ardern e cila dha dor&eu...
Bota
25 Janar 2023, 07:55
A.B
Vjosa Osmani
ITALI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Itali, ku u takua me presidentin Sergio Mattarel...
Bota
25 Janar 2023, 07:51
A.B
Tanke
RUSI- Rusia ka reaguar lidhur me tanket që do të dërgohen në Ukrainë. Autoritetet kanë paralajmëruar se kjo strate...
Bota
25 Janar 2023, 07:25
A.B
Google
SHBA- Departamenti i Drejtësisë dhe tetë shtete të tjera ngritën një padi historike antitrust duke synuar Go...
Bota
24 Janar 2023, 22:20
a.l
Chris Parry dhe Andrew Bagshaw
UKRAINË- Shtetasit britanikë Chris Parry dhe Andrew Bagshaw të cilët u raportuan të zhdukur n&...
Bota
24 Janar 2023, 22:05
a.l
Uashington
SHBA- Të paktën tre persona u vranë sot nga të shtënat në një dyqan komoditeti në Yakima, Uashington. Pa...
Bota
24 Janar 2023, 21:33
k.m.
Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz
Takimi gjermano-francez u pasua nga një deklaratë me synime të mira, por që duhet të konkretizohe...
Bota
24 Janar 2023, 21:18
k.m.
Foto ilustruese
BERLIN- Gjermania ka vendosur t'ia dërgojë Ukrainës tanket Leopard 2, dhe do t’i lejojë edhe shtetet tjera, sikur...
Bota
24 Janar 2023, 21:16
k.m.
Josep Borrell
BRUKSEL- Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka mirëpritur qëndrimin e presidentit serb, Aleksandër Vu&ccedi...