Bota

Po tentonin evakuimin humanitar nga Soledar, vriten dy britanikë në Ukrainë

Në fillim të këtij muaji, grupi mercenar rus Wagner pretendoi se trupi i një prej burrave ishte gjetur. Soledar kishte qenë në qendër të luftimeve intensive. 

24 Janar 2023, 22:20 Nga a.l
Po tentonin evakuimin humanitar nga Soledar, vriten dy britanikë në
Chris Parry dhe Andrew Bagshaw

UKRAINË- Shtetasit britanikë Chris Parry dhe Andrew Bagshaw të cilët u raportuan të zhdukur në Ukrainën lindore janë vrarë. Lajmin ekanë bërë të ditur familjet e tyre.

Bagshaw, 47 vjeç dhe Parry, 28 vjeç, u panë për herë të fundit duke shkuar në qytetin e Soledar më 6 janar. Familja e Bagshaw tha se dyshja po përpiqeshin të shpëtonin një grua të moshuar kur makinat e tyre u goditën nga një predhë, shrkuan BBC. 

Familja e Parry tha se burrat kishin vdekur në përpjekje të evakuuimit humanitar. Në fillim të këtij muaji, grupi mercenar rus Wagner pretendoi se trupi i një prej burrave ishte gjetur. Soledar kishte qenë në qendër të luftimeve intensive. Në fillim të këtij muaji ushtria ruse pretendoi se kishte pushtuar qytetin ukrainas të minierës së kripës pas një beteje të gjatë./ Dosja.al

chris parry dhe andrew bagshaw

Sondazh

Poll