Bota

Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë! Kush është politikani që priti ish-agjentin e FBI-së në vitin 2017, i dha MJETE PUNE

Menjëherë pas këtij udhëtimi në Kosovë, i pandehuri McGonigal dhe personi A, janë kthyer bashkë në Shtetet e Bashkuara.

24 Janar 2023, 16:00 Nga F.M
Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë! Kush
Charles McGonigal

TIRANË- Charles McGonigal, ish-agjenti i FBI-së që është vënë nën akuzë nga drejtësia amerikane ka zhvilluar udhëtimet e takime edhe në Kosovë. Në dosjen e plotë, të siguruar nga Dosja.al thuhet se më 10 shtator 2017, i pandehuri McGonigal udhëtoi me makinë nga Shqipëria për në Kosovë, së bashku me një person që në dosje identifikohet si ‘Personi A’, i cili ka qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë. 

Aty ai ka lënë disa mjete të FBI-së për një politikan kosovar. Menjëherë pas këtij udhëtimi në Kosovë, i pandehuri McGonigal dhe personi A, janë kthyer bashkë në Shtetet e Bashkuara.

Pjesë nga dosja:

Më 10 shtator 2017, i pandehuri McGonigal udhëtoi me makinë nga Shqipëria për në Kosovë, së bashku me personin A dhe të tjerë, me të cilët i pandehuri McGonigal u takua. Ai gjithashtu dha mjetet e FBI-së për një politikan kosovar. Menjëherë pas këtij udhëtimi në Kosovë, i pandehuri McGonigal dhe personi A, duke udhëtuar së bashku, janë kthyer në Shtetet e Bashkuara.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Dosja e plotë e FBI-së rendit shkeljet e kryera nga ish-agjenti i FBI-së në New York, përfshirë këtu udhëtimet në Shqipëri dhe kontaktet me kryeministrin Edi Rama e persona të tjerë. Në dosje është përdorur një ‘fjalorth’ i vogël për të identifikuar të përfshirët. Më konkretisht:

‘Personi A’ përfaqëson një shqiptar, të lindur në Shqipëri, por të natyralizuar si shtetas amerikan dhe banues në Nju Xhersi. ‘Personi A’ kishte qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë.

‘Kompania A’ është një organizatë biznesi në Delaware e regjistruar nga Personi A në janar 2018.

‘Personi B’ është shtetas shqiptar i punësuar në një konglomerat energjetik kinez. Personi B vepronte si këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, duke mbajtur një llogari zyrtare emaili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare dhe ishte një ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare. Personi A dhe personi B ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin.

‘Personi C’ është shtetas i Bosnjë-Hercegovinës dhe këshilltar i një anëtari boshnjak të Presidencës. Personi C gjithashtu ka qenë ministër i mbrojtjes i Bosnjës.

‘Personi D’ është shtetas i Bosnje-Hercegovinës dhe themelues e Drejtor i Përgjithshëm i një kompanie farmaceutike me bazë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Për mediat e huaja, Personi A dhe Personi B nuk kanë emra, por kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pretendon se janë Dorian Duçka dhe Agron Neza. 

arrestohet charles mcgonigal charles mcgonigal

Sondazh

Poll