Sport

ZYRTARE/ Xhuljano Skuka në drejt Ligue 2 franceze, firmos me Metz! Rekord arkëtimi për Partizanin: detajet e kontratës...

‘Të kuqtë’ e kryeqytetit nuk e ka publikuar shumën e transferimit të sulmuesit, ndërkohë që kanë ruajtur të drejtën edhe të 20% të kartonit të 24-vjeçarit në transferimin e ardhshëm.

24 Janar 2023, 13:31 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Xhuljano Skuka në drejt Ligue 2 franceze, firmos me Metz! Rekord

TIRANE - Xhuljano Skuka është tashmë një futbollit i Metz me të gjitha efektet. Qendërsulmuesi ka firmosur pasdite kontratën me klubin francez, që militon në Ligue 2, duke u bërë kështu edhe lojtari më i shtrenjtë i transferuar ndonjëherë nga Partizani. “Klubi i futbollit Partizani njofton sot arritjen e marrëveshjes me FC Metz për transferimin e Xhuliano Skukës në kampionatin francez të futbollit,- shkruhet në komunikatën e të kuqve. - FC Metz është një prej klubeve me traditë në futbollin francez. Ata kanë fituar dy trofe të Kupës së Francës dhe dy Kupa të Ligës”.

Sipas asaj që mësohet transferimi i sulmuesit 24-vjeçar është arritur për një shifër rekord për klubin kryeqytetas. Skuka, pasi ka debutuar me Korabin e Peshkopisë, i ardhur nga skuadra e Dinamos, u bë menjëherë një lojtar i rëndësishëm për Partizanin.

Tekniku i atëhershëm i Partizanit, Dritan Mehmeti, insistoi për ta patur në skuadër, pasi i njihte vlerat e sulmuesin dibran, që nga koha kur drejtonte Korabin. Edhe me italianin Colella gjërat nuk ndryshuan, madje Skuka u bë pika e referimit së “Demave” të kryeqytetit.

Partizani nuk e ka publikuar shumën e transferimit, por sipas asaj që pretendonin të arkëtonin nga Skuka, të kuqtë duhet të kenë siguruar 1 milion euro, ndërkohë që kanë ruajtur të drejtën edhe të 20% të kartonit të 24-vjeçarit në transferimin e ardhshëm. “Përgjatë një viti me të kuqtë, Skuka ishte shëmbull si brenda edhe jashtë fushës së blertë, - vazhdon komunikata. - Me punën dhe dedikimin e tij ai realizoi gola deçizivë dhe performanca shumë pozitive, duke u kthyer në një prej idhujve të tifozerisë së kuqe. Skuka arriti njëkohësisht të jetë edhe pjesë e ekipit tonë Kombëtar”.

Klubi ka dashur të falënderojë Xhulianon për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe, duke i uron njëkohësisht suksese në aventurën e re.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll