Politike

Grida Duma rrëfen jetën e saj para politikës: Studiova për violinë, ja pse hoqa dorë

14 Shtator 2019, 17:20 Nga DOSJA
Grida Duma rrëfen jetën e saj para politikës: Studiova për

TIRANË- Grida Duma ka treguar detaje të jetës së saj, në një intervistë ndryshe me Dojna Memën. E ftuar në Pop Culture, Duma ka treguar për herë të parë se sot mund të ishte një violiniste, pasi e vogël është marrë me muzikë.

Ajo ka studiuar violinë dhe ka qenë në shkollë artesh, por zgjodhi që të hiqte dorë në gjimnaz. 

Është e tmerrshme të kesh mamin mësuese në shtëpi. Unë dilja në provim dhe ajo ishte pjesë e komisionit, pastaj ishte shumë e emocionuar dhe largohej, por sapo largohej i thoshte njërës prej zyshave aty, se donte të tregonte që ishte më kërkuese se ato vet dhe nuk më ka ndodhur njëherë të vetme të marrë një rezultat maksimal, megjithëse torturohesha. Vinte koha e plazhit dhe tek oborri i shtëpisë time vinin kushurinjtë që do bëheshin gati, unë i dëgjoja që ata luanin me top unë vazhdoja studioja violin se duhet të bëja orët e violinës. Kushdo që mendon se arti është një gjë e thjeshtë, është gjëja më e vështirë për tu perfeksionuar. Unë e mbaj mend që fëmijë e sot që studimi i violinës ka qenë më i vështiri që kam bërë, 4-5 orë në ditë dhe nuk ja dola!”- ka treguar ish-deputetja e Partisë Demokratike.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grida duma rrefehet grida duma grida duma rrefehet grida duma

Sondazh

Poll