Politike

Hetimet për Babanin, Bardhi ‘premton’ fakte të reja: Nuk luajmë blofin, do prezantojmë dokumentaconin (VD)

14 Shtator 2019, 08:49 Nga DOSJA
Hetimet për Babanin, Bardhi ‘premton’ fakte të reja: Nuk

SHKODËR- Partia Demokratike do të publikojë javën e ardhshme dokumente të tjera, të cilat sipas tyre vërtetojnë akuzat e ngritura ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babanit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili ishte në Shkodër në kuadër të procesit të zgjedhjeve të sekretariateve në degën e Shkodrës.

“Largimi i kriminelëve nga pushteti është një betejë e gjatë e Partisë Demokratike, janë larguar mbi 300 persona. Shkodra, Vora dhe Vau i Dejës janë vetëm tre më të fundit. Edhe Pjetri e mohoi dënimin e tij në Itali. Në momentin që PD bën një denoncim publik që vërteton akuzën që bën. Ne nuk provojmë dot, kjo është detyrë e prokurorisë. Brenda javës që vjen çdo informacion i poseduar nga ne do t’i bëhet prezent publikut. Nuk është prezantuar nga ana jonë deri tani jo se kemi dalë blof. Ne nuk luajmë blofin. Do prezantojmë dokumentaconin. Prokurorisë për rastin e Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut i kemi vënë në dispozicion më shumë dokumenta saç kemi bërë publike. Mark Babani mendon se mund të fshehë identitetin. Edhe nuk e bën Prokuroria, do ta bëjmë ne bashkë me ndihmën e çmuar të ndërkombëtarëve. Ne kemi patur bashkëpunimin e tyre, jo në të gjitha rastet. ata njësoj si ne duan që krimi i organizuar të mos fusë në dorë institucionet. Për datën 4 prill i 1994 kam pyetur Mark Babanin, nëse ai hesht unë do t’i përgjigjem me dokumenta. Testoni ndershmërinë e tij,”-tha Bardhi.

Nga ana tjetër Bardhi i pyetur në lidhje me aksionin opozitar është shprehur se protestat do të vijojnë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë Rama duke mohuar se ato ndikojnë në rrugën drejt BE-së.

“PD nuk synon mbylljen e derës së integrimit por plotësimin e kushteve nga ndërkombëtarët, ku në thelb janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme,“-u shpreh ai.

Partia Demokratike ka nisur akuzat për kreun e Bashkisë Vau i Dejës, Mark Babani. Sipas PD Babani është arrestuar dhe dënuar dhe krimet i ka fshehur në formularin e dekriminalizimit. Vetë Babani e ka mohuar diçka të tillë, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazment bardhi pd shkoder gazment bardhi pd shkoder

Sondazh

Poll