Aktualitet

DOKUMENTI/ Biden zgjedh Kostelancik si 'favorit' për ambasador të SHBA-ave në Shqipëri, kandidatura e tij pritet të miratohet nga Senati

Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

24 Janar 2023, 08:27 Nga A.B
DOKUMENTI/ Biden zgjedh Kostelancik si 'favorit' për ambasador
David J. Kostelancik

SHBA- Dje, Presidenti Joe Biden njoftoi se do të emërojë disa personalitete për të shërbyer si udhëheqës kryesorë në administratën e tij në shtete të ndryshme. Në mesin e emrave ishte dhe ai i diplomatit David J. Kostelancik, i cili do të emërohet ambasador në Shqipëri. 

'David J. Kostelancik, i nominuar për Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Shqipërisë'- thuhet në dokument. 

DOKUMENTI/ Biden zgjedh Kostelancik si 'favorit' për ambasador

Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Kostelancik ka shërbyer në ambasadën amerikane në Shqipëri në fillim të viteve ’90, në zyrën politike. Ai shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley. Ai ka shërbyer më më herët si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë. Ai ka mbajtur gjithashtu pozicionet e Drejtorit të Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtorit të Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë si dhe të Drejtorit të Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatmit të Ligjit.

david j. kostelancik joe biden

Sondazh

Poll