Aktualitet

Zjarr në tarracën e një pallati në Gjirokastër, dëme të shumta materiale

Shkaqet e zjarrit janë ende të panjohura.

24 Janar 2023, 08:11 Nga A.B
Zjarr në tarracën e një pallati në Gjirokastër,
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Mbrëmjen e djeshme u përfshi nga flakët një tarracë e një pallati. Ngjarja ndodhi në lagjen “Granicë” të Gjirokastrës. Për pasojë, nga zjarri pati dëmtime në banesën e cila është në pronësi të Xhemil Biraçit.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e shërbimit zjarrfikës për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa shkaqet e zjarrit janë ende të panjohura.

zjarr ne gjirokaster

Sondazh

Poll