Aktualitet

FOTO- Zjarri në azilin në Kavajë, drejtori: Mori flakë dhoma, një i moshuar pësoi djegie në duar dhe flokë

Të moshuarit u lanë në ambientet e jashtme të qendrës teksa zjarrfikësit shuanin flakët dhe merrnin masa për evitimin e rrezikut.

24 Janar 2023, 08:05 Nga A.B
FOTO- Zjarri në azilin në Kavajë, drejtori: Mori flakë
Azili

KAVAJË- Fotoja më sipër është nga qendra e të moshuarve në Kavajë, e cila u përfshi ditën e djeshme nga flakët. Për pasojë, nga flakët një i moshuar pësoi lëndime të lehta. 

Drejtori i shtëpisë së të moshuarve Neritan Bajaziti, teksa ka folur për “Balkanweb”, tha se dhoma ku rrinin dy persona me aftësi të kufizuara mori flakë e se një prej të moshuarve u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Na ka marrë flakë një dhomë aty ku rrinin një person me probleme mendore dhe një person më aftësi të kufizuara. Dhoma ka marrë flakë dhe janë djegur dhe batanijet. E kemi nisur për të marrë ndihmë mjekësorë në spital, pasi ka pësuar djegie të lehtë në duar dhe flokë”, tha drejtori i shtëpisë së moshuarve.

Të moshuarit u lanë në ambientet e jashtme të qendrës teksa zjarrfikësit shuanin flakët dhe merrnin masa për evitimin e rrezikut.

zjarr ne qendren e azilit ne kavaje kavaje

Sondazh

Poll