Bota

E çuditshme, një grua e vdekur prej 117 ditësh lind vajzën e shëndetshme në Çeki

14 Shtator 2019, 16:46 Nga DOSJA
E çuditshme, një grua e vdekur prej 117 ditësh lind vajzën

ÇEKI- Mjekët kanë arritur të sjellin në jetë një fëmijë të shëndetshëm, 117 ditë pas vdekjes në tru të nënës.

Foshnja lindi me ndërhyrje cezariane dhe peshonte 2.13kg me një gjatësi 42cm, më datë 15 gusht të këtij viti, duke vendosur një rekord të ri botëror, tha Spitali Universitar Brno.

Mjekët raportojnë  se 117 ditët që ajo ishte mbajtur gjallë në barkun e nënës besohej se ishte një rekord për shtatzëninë më të gjatë të zgjatur artificialisht tek një nënë me tru të vdekur.

Nëna kishte pësuar një goditje në prill dhe u shpall e vdekur në tru menjëherë pasi arriti në spital.

Mjekët e vunë gruan 27-vjeçare në mbështetje të jetës artificiale për të vazhduar shtatzëninë, dhe rregullisht lëviznin këmbët e saj për të stimuluar ecjen për të ndihmuar rritjen e fëmijës.

Foshnja u lind në javën e 34-të të gestacionit, në parni të burrit dhe anëtarët të tjerë të familjes.

Stafi mjekësor më pas shkëputi sistemet e mbështetjes së jetës së nënës dhe i lejoi që ajo të vdiste.

“Ky ka qenë me të vërtetë një rast i jashtëzakonshëm kur e gjithë familja qëndronte së bashku, pa mbështetjen e tyre dhe interesin e tyre ndaj saj nuk do të kishte përfunduar kurrë kështu, “tha Pavel Ventruba, kreu i gjinekologjisë në spital.

Burimi: Independent

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota çeki vajza lind nga nena e vdekur vdekje ne tru çeki vajza lind nga nena e vdekur vdekje ne tru

Sondazh

Poll