Bota

Rebelët jemenas sulmojnë me dronë fushat naftëmbajtëse në Arabinë Saudite, 26 të plagosur (Video)

14 Shtator 2019, 13:53 Nga DOSJA
Rebelët jemenas sulmojnë me dronë fushat naftëmbajtëse

ARABI SAUDITE- 26 persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë një sulmi me dronë të armatosur në Arabinë Saudite. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditë së sotme, në fushat e saj naftë mbajtëse.

Shënjestra e sulmit ishte zona e ardhjes në aeroportin e qytetit turistik Abha, në Arabinë Saudite, dhe u bë me një gjuajtje raketore.

Personat që janë sulmuar kanë kombësi të ndryshme, e ndërsa tetë prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas goditjes së dronëve, depozitat e naftës u përfshinë nga flakë të mëdha, duke shkatërruar plot 1 milion fuçi me naftë që përpunohen çdon ditë dhe rreth 20 miliardë fuçi nafte të tjera që janë rezervë.

Sulmi u mor përsipër nga rebelët jemenas. Ky nuk është sulmi i vetëm pasi të tilla sulme janë parë shpesh herë në këtë zonë naftëprodhuese të Arabisë Saudite.

Por sulme të tilla do të nxisin akoma më shumë tensionet në Gjirin Persik, kohë ku dhe Irani është në përplasje me SHBA-në.

Burimi: BBC

 A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arabia saudite digjen 1 milione fuçi me nafte sulm me drone te armatosur arabia saudite digjen 1 milione fuçi me nafte sulm me drone te armatosur

Sondazh

Poll