Bota

E frikshme/ Çdo minutë 5 të vdekur në botë nga trajtimi i gabuar

14 Shtator 2019, 12:35 Nga DOSJA
E frikshme/ Çdo minutë 5 të vdekur në botë nga

TIRANË- Miliona vetë sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë bëhen viktimë e trajtimeve të gabuara mjekësore. “Çdo minutë vdesin 5 njerëz në botë për shkak të trajtimeve të gabuara”, tha kreu i OBSH, Tedros Adhanim Ghebreyesus në Gjenevë. Për herë të parë për këtë OBSH shpall “Ditën Botërore për Sigurinë e Pacientëve” më 17 shtator. Me këtë organizata e OKB kërkon të tërheqë vëmendjen për këtë problem.

Në të gjithë botën 40% e pacientëve kanë pësuar lëndime në trajtimet ambulante, kurse në spitale kanë pasur probleme vetëm 10% e tyre. Në 150 vende me të ardhura të ulta e të mesme 2,6 milionë njerëz madje kanë ndërruar jetë për shkak të trajtimeve jo të duhura mjekësore. Gama e gabimeve është e madhe – që nga diagnoza e gabuar deri tek ilaçet e papërshtatshme, ata kanë marrë rrezatimin jo të duhur apo janë infektuar gjatë trajtimit. Në statistikat e OKB-së dalin edhe prerjet e gjymtyrëve të gabuara apo operacione në anën e gabuar në kokë tek fëmijët.

“Ky është një problem global, ka thënë një nga krerët e OBSH, Neelam Dhingra-Kumar. Një arsye është edhe hierarkia e fortë në spitale, ku personeli vartës nuk guxon të hapë gojën, apo punonjësit kanë heshtur nga frika e pasojave. Sipas ekspertëve me një siguri më të mirë për pacientët, kursehen para, sepse pacientët e trajtuar gabim duhet të trajtohen më vonë shumë gjatë në klinika.

Presidenti i Dhomës së Mjekëve Gjermanë, Klaus Reinhardt është shprehur, se prioritet kryesor duhet të jetë siguria e pacientëve. “Cilësia dhe siguria duhet të jenë motorët e sistemit mjekësore dhe jo konkurrenca dhe presioni i shpenzimeve.”

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 5 te vdekur ne çdo minute trajtim i gabuar 5 te vdekur ne çdo minute trajtim i gabuar

Sondazh

Poll

Bota 13 Shtator 2019, 13:40

Angela Merkel – kancelarja e zbutur

GJERMANI –Gati një gysmë ore zgjati “ekskursioni” i Angela Merkelt nëpër temat e mëdha të politikës botërore gjatë fjalimit në debatin e përgj...