Bota

Vjen përgënjestrimi i parë për librin "Spare" të Prince Harry, rreshteri ia kundërshton fjalët

Pretendimi në autobiografinë e tij se një instruktor i ushtrisë e ndaloi qëllimisht avionin me helikë 'Slingsby T67 Firefly' pa paralajmërim është i pavërtetë, pasi ish-rreshteri Michael Booley raporton se çdo detaj i fluturimeve stërvitore është diskutuar paraprakisht.

23 Janar 2023, 10:27 Nga k.m.
Vjen përgënjestrimi i parë për librin "Spare"
Princi Harry

BRITANI E MADHE- Ish-instruktori i ushtrisë, rreshteri Michael Booley këmbëngul se çdo detaj i fluturimeve stërvitore diskutohet paraprakisht, duke shtuar se ai është i tronditur kur mësoi për përshkrimin e Princit Harry në kujtimet e tij në librin "Spare". Pretendimi në autobiografinë e tij se një instruktor i ushtrisë e ndaloi qëllimisht avionin me helikë 'Slingsby T67 Firefly' pa paralajmërim është i pavërtetë, pasi ish-rreshteri Michael Booley raporton se çdo detaj i fluturimeve stërvitore është diskutuar paraprakisht.

"Jam i habitur nga kjo. Jam i shokuar,"-tha ai.

Në të njëjtën kohë, instruktori i Princit Harry refuzon shumë nga historitë ushtarake që ai tregon në autobiografinë e tij. Në veçanti, ai shprehet: Kam frikë se libri nuk është i saktë. Është e rëndësishme të theksohet se asgjë në kabinë nuk është surprizë. Për çdo fluturim ka informacion të detajuar paraprakisht për çdo aspekt të tij. Harry është një nga njerëzit më të rëndësishëm që kam takuar ndonjëherë. Ai ishte një student i shkëlqyer, me të vërtetë shumë i talentuar. Ai është një mik dhe një person që e respektoj pa masë.

Në fund, Booley e rendit Harry-n si një nga pesë studentët e tij më të mirë./birminghammail.co.uk

michael booley spare

Sondazh

Poll